Garë e ashpër për titull në elitën e futbollit

Futboll

Garë e ashpër për titull në elitën e futbollit

Nga: Kemajl Goca Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 19:16
Pamje nga një ndeshje

Debate

Kaluan 16 javë në elitën e futbollit, por gjithnjë e më ashpër po bëhet lufta për titullin e kampionit. Pothuajse 50 për qind e kampionatit ka shkuar dhe deri në fund do jenë edhe 17 javë, gjithçka është e hapur në të gjitha rrafshet. Në këtë edicion janë dy gjëra interesante: e para, nga lufta për titull mund të përfundosh për ekzistencë.

E dyta, nga lufta për ekzistencë mund të luftosh për titull. Dallimi mes vendit të parë dhe të nëntit është vetëm tetë pikë, ky është treguesi se sa interesant do të jetë edicioni deri në fund. Llapi udhëheq renditjen me 30 pikë dhe me synime të mëdha që të dimëron aty, edhe pse nuk do ta ketë lehtë. Trajneri i Llapit Tahir Batatina ka ndërtuar një ekip për lakmi dhe si fryt i lojërave kolektive janë në krye të renditjes.

Prishtina vazhdon me hapa drejt kreut dhe fitorja e sotme në Gjilan me rezultat 2:0 ndaj Vllaznisë nga Pozherani, shton edhe më shumë presionin kundër Llapit. Trajneri i Prishtinës, Mirel Josa, me një qetësi shikon kampionatin dhe i bindur se me kalimin e kohës do të ngjiten në kreun e renditjes. Prishtina...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat