Hazard: E admiroj Realin, por jam i lumtur në Chelsea

Futboll

Hazard: E admiroj Realin, por jam i lumtur në Chelsea

Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 08:15
Eden Hazard

Eden Hazard e ka pranuar se e admiron Real Madridin, por insiston se është i lumtur në Chelsea.

Ylli belg, Eden Hazard ka thënë se për momentin është i lumtur në Chelsea, por thotë se kur do të vije koha do të largohet.

Ai tregoi se ka edhe dy vite kontratë me londinezet dhe është shumë i lumtur.

“Gjithmonë jam shumë mirë në këtë klub. Ende kam edhe dy vite kontratë. Kur e ndjej dëshirën për t’u larguar, do të largohem. Për momentin jam mirë në Chelsea”, tha Hazard për Canal+.

“Ne e dimë që unë e admiroj Real Madridin, por jam në Chelsea. Çdo vit janë thënë gjëra për mua, por unë kam qëndruar”, tha ai në fund.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat