Delegacioni i skuadrës kombëtare është i shenjtë

Futboll

Delegacioni i skuadrës kombëtare është i shenjtë

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 13:50
Bushifu

 Delegacioni i skuadrës kombëtare së Shqipërisë është i shenjtë. Duke qenë se përfaqësohet vendi, çdokush duhet ta trajtojë si shumë të rëndësishme. Edhe vetë institucioni i futbollit, të tillë e ka konsideruar disa vite më parë. Mirëpo, së fundmi, trajneri i Kombëtares Shpresa nuk ka udhëtuar me skuadrën U-20 në kthim nga Gjeorgjia. Diçka, e cila në të shkuarën ka ndodhur dy herë dhe teknikët e kanë pësuar rëndë.

Vite më parë, ishte Shpëtim Duro që e ka bërë diçka të tillë. Në periudhën kur ka qenë në krye të Kombëtares U-17, ka ndodhur që tekniku nuk ka udhëtuar me skuadrën përfaqësuese në kthim pas një aktiviteti jashtë vendit. Diçka e tillë ka bërë që të shkarkohet nga FSHF për postin e teknikut të kësaj përfaqësueseje.

Më parë, Redi Jupi, kur ka qenë në postin e trajnerit të Kombëtares U-21, e ka vuajtur një veprim të tillë. Ish-drejtori i zyrës së talenteve si dhe ish-trajneri i Kombëtares Shpresa, pasi nuk ka udhëtuar në të shkuarën me ekipin, është kritikuar ashpër nga drejtuesit e FSHF-së. Së fundmi, është Alban Bushi që nuk ka udhëtuar me skuadrën Kombëtare U-20 në kthim nga ndeshja miqësore me Gjeorgjinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat