Hashani: Asnjë ushtar nuk shkon për ta humbur luftën

Futboll

Hashani: Asnjë ushtar nuk shkon për ta humbur luftën

Nga: Kemajl Goca Më: 15 nëntor 2017 Në ora: 19:26
Erdin Hashani

Askush nuk e kishte pritur se Vllaznia nga Pozherani do të fundosej në renditjen e klasifikimit në elitën e futbollit, duke marrë parasysh përforcimet që kishin bërë në fillim të edicionit. Fillimisht dukej një Vllazni shumë e fortë dhe që do të luftojë të paktën për mesin e tabelës dhe askujt si kishte shkuar mendja se për 14 javë do të shënojnë vetëm një fitore, të arrijnë dy barazime dhe të pësojnë 11 humbje deri me tash, duke u renditur në fund të tabelës (i 12-ti) me vetëm pesë pikë.

Megjithatë, futbollisti më përvojë i Vllaznisë, Erdin Hashani, ka deklaruar se ka gjasa që gradualisht të ngritën dhe të ikin nga fundi i renditjes. Sipas tij, nuk do të dorëzohen deri në fund, por do të shkojnë ndeshje pas ndeshje për të fituar pikë dhe të përmirësohen në renditje. Hashani tregon se ku ngecën më shumë dhe cili ishte fajtori që janë në këtë gjendje të vështirë. Sepse për 14 ndeshje sulmuesit e Vllaznisë nuk kanë shënuar më shumë se 7 gola e kanë pësuar gjithsej 27 sosh.

Ata përgatiten për ndeshjen e fundjavës përkatësisht të së shtunës, ku do të luajnë në ‘Riza Lushta” të Mitrovicës, kundër Trepçës ’89.   Vllaznia ka ngecur për 8 pikë nga pozita e dhjetë, Besa nga Peja, epërsi që lehtë mund të shkrihet në një seri të mirë të rezultateve.

“Bota sot”: Vllaznia ka një ekip të mirë, por në 14 javë ka vetëm një fitore e 2 barazime, çfarë nuk po shkon?

Erdin Hashani: Pajtohem me ju që kemi një ekip shumë të mirë, por në futboll nuk mjafton vetëm kualiteti, mirëpo ka edhe faktorë tjerë dhe unë mendoj që pse këto pikë i kemi sepse nuk jemi ne asnjëherë vendas. Kjo na ka kushtuar shumë, por të luanim në stadiumin tonë do të ishte shumë më ndryshe.

"Bota sot”: A ka shpresa që Vllaznia të paktën pikët e humbura t'i kompensojë në vazhdim të kampionatit?

Erdin Hashani: Përderisa e kemi ekipin e mirë, normal që duhet t’i kompensojmë, sepse shpresa vdes e fundit. Neve na mbetet që më shumë të punojmë në anën psikike sepse mendoj që aty e kemi defektin tani për tani, se nuk duhet që të humbë besimi të asnjëri nga ne, por të vazhdojmë të punojmë shumë. Sepse gjithçka është e mundur në futboll dhe po ashtu ne nuk kemi çka me humbë më shumë, jemi në fund të tabelës.

“Bota sot”: Vllaznia nuk dorëzohet?

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat