Grima reagon ashpër

Futboll

Grima reagon ashpër

Më: 13 nëntor 2017 Në ora: 13:20
Armir Grima

Pas akuzave të bëra nga ish-trajneri i Vllaznisë, Rudi Vata në adresë të Armir Grimës , i cili ka mbajtur pozicione drejtuese te klubi shkodran, nuk ka vonuar edhe reagimi i këtij të fundit. Me një deklaratë të shkurtër për “Panorama Sport”, Grima është shprehur se ka respekt vetëm për kontributin që Vata ka dhënë te skuadra shkodrane.

“Jam informuar sot (dje) nëpërmjet miqve të mi për citimet periferike të emigracionit. E kam vlerësuar dhe e vlerësoj Rudi Vatën për atë kontribut që ka dhënë si lojtar dhe për këtë e kam propozuar edhe si trajner të Vllaznisë. Pastaj, pjesa tjetër i përket thjesht dhe vetëm virusit të tij të kahershëm, që nuk ka antibiotik ta shpëtoj.

Nuk uroj ta mëshiroj, por konstatoj realisht një Vata tërësisht të degraduar, edhe pse nuk dua të vijë deri në gradën për ta mëshiruar. Unë thjesht dhe vetëm i kam shërbyer futbollit shkodran dhe atij Kombëtar me dinjitet dhe seriozitet, larg dogmave të tilla që bëjnë pis gjithçka.

Jam shumë krenar që kam dhe do të kem një bashkëpunim shumë të gjerë dhe afatgjatë me FSHF-në dhe më vjen keq që do të më duhet që replikat më të tillë individë t’i frenoj sepse duhen mëshiruar”, kanë qenë fjalët e Grimës, i cili është edhe trajner i Kombëtares së Femrave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat