Tifozët besojnë te Interi, mbi 60 mijë edhe për Atalantën

Futboll

Tifozët besojnë te Interi, mbi 60 mijë edhe për Atalantën

Më: 9 nëntor 2017 Në ora: 23:32
Tifozeria

Më tepër se 70 mijë tifozë ishin në ‘San Siro’ për të shijuar ndeshjen mes Interit dhe Torinos, e përfunduar në barazim 1-1, pavarësisht orarit aspak të përshtatshëm të sfidës.

Por, megjithëse zi-kaltrit nuk arritët të kënaqin tifozërinë e tyre me fitore, sërish këta të fundit besojnë te ekipi i Spallettit. Këtë e tregon mjaft mirë ecuria e shitjes së biletave për sfidën ndaj Atalantës, e parashikuar të luhet të dielën e 19 nëntorit.

Ndonëse duhet edhe 10 ditë për t’u luajtur sfida, ecuria në këto ditë të para i bën drejtuesit zi-kaltër të jenë optimistë se ‘SanSiro’ do të presë sërish më tepër se 60 mijë tifozë ndaj bergameskëve.

Interi nuk po kalonte momente të mira prej disa vitesh në Serinë A, por këtë sezon duket se ka rikthyer besimin e tifozërisë dhe po mundohet të jetë konkurruese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat