Hazard: Ende kam shumë për të arritur

Futboll

Hazard: Ende kam shumë për të arritur

Më: 9 nëntor 2017 Në ora: 17:32
Hazard

Futbollisti Eden Hazard ka një synim të madh për të ardhmen. Synimi i tij është që një ditë të luajë nën urdhrat e trajnerit të Real Madridit, Zinedine Zidane. Futbollisti i Chelseat ka thënë se ka respekt të veçantë për Zidanen. 

“Të gjithë e dinë për respektin tim ndaj Zidanes si lojtar, por edhe si trajner. Ai ishte idhulli im. Nuk e di se çfarë do të ndodhë me karrierën time në atë ardhmen. Sidoqoftë, sigurisht që do të ishte një ëndërr që të luaj nën urdhrat e Zidanet. Jam duke shijuar jetën time te Chelsea. Ende kam shumë për të arritur me ta”, ka thënë Hazard.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat