Ku ishte dikur Ramiz Sadiku, e ku është sot!

Futboll

Ku ishte dikur Ramiz Sadiku, e ku është sot!

Nga: Kemajl Goca Më: 9 nëntor 2017 Në ora: 11:15
Në foto është tabela e vitit 1984 kur Ramiz Sadiku bie nga Liga e Dytë Federative.

Nëse i kthehemi historisë dhe e shikojmë fije e për pe, pa dyshim se duhesh të shqetësohesh deri në pikën e fundit për disa skuadrat që kishin rezultatet madje ishin edhe në një rang më lartë, sot janë askund. E marrim shembull Ramiz Sadikun e Prishtinës, një skuadër që ka stadiumin e saj, por prej si është formuar elita e futbollit e Kosovës së pavarur, kjo skuadër kurrë nuk e pa rangun më të lartë.

Në vitin 1983-84, Ramiz Sadiku ka qenë edhe në Ligën e Dytë Federative të ish Jugosllavisë, grupi i Lindjes, por nuk kishte qëndruar më shumë se një vit, por në Ligën e ashtuquajtur at periudhë Krahinore, ka qenë prej skuadrave shumë të forta dhe vazhdimisht konkurrent për t’u ngjitur në Ligën e Dytë federative. Sot, Ramiz Sadiku garon në Ligën e Parë të Kosovës dhe as në periudhën 1995-1998 dhe as pas luftës asnjëherë nuk ia doli të jetë në elitë edhe pse ka stadiumin e saj dhe shumë më të mirë se disa që janë në elitë. Pa një Ramiz Sadik nuk e kemi edhe elitën e pasur, por shumë të varfër nëse bazohemi në historinë e këtij klubi.

Në foto është tabela e vitit 1984 kur Ramiz Sadiku bie nga Liga e Dytë Federative.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat