Shqiptarët me Zvicrën luftojnë për fitore në Belfast

Futboll

Shqiptarët me Zvicrën luftojnë për fitore në Belfast

Nga: Kemajl Goca Më: 8 nëntor 2017 Në ora: 19:22
Admir Mehmedi në veprim

Kombëtarja e Zvicrës kërkon fitore në Belfast, kundër Irlandës Veriore, në ndeshjen e parë të play-off-it për Kampionatin Botëror. Zviceranët synojnë rezultat të favorshëm që ia lehtëson punën për sfidën e kthimit me 12 nëntor në “St. Jakob – Park” në Basel, për të siguruar biletën për në Kampionatin Botëror që mbahet vitin e  ardhshëm në Rusi. 

Shqiptarët Xherdan Shaqiri, Admir Mehmedi, Granit Xhaka, Blerim Xhemaili, Valon Behrami, ky i fundit ende vuan nga lëndimi, synojnë fitore në Belfast. Irlanda Veriore është rival jashtëzakonisht i papërshtatshëm dhe që kërkon mrekullinë ndaj Zvicrës që hiqet favoritë në çdo aspekt. Ndeshja do të luhet nesër në orën 20.45 dhe pritet të jetë me rivalitet të madh, ani se zviceranët konsiderohen si favoritë në këtë përballje...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat