Ky ishte skandali i Xhevat Prekazit, kur nokautoi Skënder Shengylin në vitin 1983

Futboll

Ky ishte skandali i Xhevat Prekazit, kur nokautoi Skënder Shengylin në vitin 1983

Nga: Kemajl Goca Më: 8 nëntor 2017 Në ora: 15:11
Pamje e vitit 1983

Një video e rrallë e vitit 1983, kur Prishtina kishte shënuar fitore me rezultat 2:1 kundër Partizanit të Beogradit, në kuadër të Ligës së Parë të shtetit që nuk ekziston më, Jugosllavia. Kjo ndeshje ka qenë e javës së tretë pikërisht u luajt me 21 gusht të vitit 1983. Mbi 35 mijë shikues në stadiumin e qytetit në Prishtinë, panë lojë të fortë dhe një gjest josportiv të Xhevat Prekazit që luante për Partizanin e Beogradit.

Prekazi nuk e kishte duruar atmosferën dhe lojën brilante të mbrojtësit të Prishtinës, Skënder Shengyli. Prekazit nuk i kishte mbetur tjetër pos me bërryl në mënyrë tinëzare ta nokautoi Shengylin, por fatmirësisht e kishte parë gjyqtari. Gjyqtari nuk e fali Prekazin, e kishte ndëshkuar me karton të kuq pikërisht në minutën e 52-të. I ndjeri Gani Ajeti ka raportuar për këtë sfidë në gjuhën serbe. Duhet theksuar se Prekazi është me prejardhje nga Mitrovica dhe ditë më parë ka deklaruar: “Beogradi është qyteti dhe shteti im!”. Prekazi një periudhë të gjatë jeton në Beograd. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat