Rrezikon Muharrem Sahiti, fton tre lojtarë të Superligës në kombëtaren e Kosovës

Futboll

Rrezikon Muharrem Sahiti, fton tre lojtarë të Superligës në kombëtaren e Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 8 nëntor 2017 Në ora: 11:31
Muharrem Sahiti

Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë miqësoren me 13 nëntor kundër Letonisë, e cila luhet në stadiumin “Adem Jashari” në orën 19.30. Është një test i mirë për trajnerin Muharrem Sahiti, i cili kërkon rezultat pozitiv. Megjithatë, ai ka rrezikuar, fton tre lojtarë të Superligës së Kosovës në kombëtare. Sahiti ka ftuar portierin e  kampionit në fuqi Trepçës ’89, Bledar Halimin dhe atë të Feronikelit, Faton Maloku, mbrojtësin e Gjilanit, Armend Thaçi, krahas tyre edhe Suad Sahitin e Skënderbeut nga Korça.

Lista: Portierë: Samir Ujkani (Cremonese), Bledar Halimi (Trepça '89), Faton Maloku (Feronikeli); mbrojtës: Amir Rrahmani (Dinamo Zagreb), Bajram Jashanica (Skënderbeu), Mërgim Vojvoda (Mouscron), Ardin Dallku (Vorksla), Fidan Aliti (Skënderbeu), Lirim Kastrati (Roma), Armend Thaçi (Gjilani); mesfushorë: Hekuran Kryeziu (Luzern), Besar Musolli (Kukësi), Bernard Berisha (Akhmat), Besar Halimi (Brondby), Valon Berisha (Salzburg), Milot Rashica (Vitesse), Suad Sahiti (Skënderbeu); sulmues: Elbasan Rashani (Odd), Atdhe Nuhiu (Sheffield Wed) dhe Vedat Muriqi (Genclebirlig).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat