BIA kontrollon kufijtë, frika se mund të futet droni shqiptar në Beograd!

Futboll

BIA kontrollon kufijtë, frika se mund të futet droni shqiptar në Beograd!

Nga: Kemajl Goca Më: 2 nëntor 2017 Në ora: 11:15
Stadiumi i Partizanit

Mediat serbe si gjithmonë njihen për propagandë! Ato edhe në ditën e djeshme raportuan se janë arrestuar tre shqiptarë kinse me dron, por në fakt doli e pavërtetë, një gënjeshtër e ditës. Mediat serbe japin lloj lloji dezinformate para ndeshjes së Europa League, në mes Partizanit nga Beogradit dhe Skënderbeut nga Korça. Në fakt është një ndeshje krejt normale. Sipas një medium serb, “Alo”, shkruan se kufijtë përcillen nga MBP dhe BIA, nga frika se mund të futet droni shqiptar.

“Sipas informatave, para ndeshjes që do të luhet në Beograd, janë shtuar kontrollet në pikat kufitare, por edhe në vende të tjera, me qëllim që të mos lejohen që dikush të provokojë me qëllim që të shkaktojë një incident që mund të çojë në ndërprerjen e lojës. Vëmendje e veçantë i është kushtuar ndoshta atyre që bëjnë importimin e  mallrave, mos lejojnë ndonjë dron, i cili shkaktoi incident në ndeshjen e futbollit Serbi-Shqipëri në vitin 2014. Pastaj një dron u shfaq në hapësirën e stadiumit të Partizanit, ku ishte flamuri me hartën Shqipërisë së madhe, prandaj anëtarët e MPB dhe BIA janë në pikat kufitare dhe kontrollojnë gjithnjë e më shumë që mos të lejojnë të futet diçka”, shkruhet mes të tjera nga “Alo”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat