Elfija ndihmon Drenicën!

Futboll

Elfija ndihmon Drenicën!

Nga: Kemajl Goca Më: 2 nëntor 2017 Në ora: 10:45
Elfije Jashari

Klubi i futbollit Drenica nga Skenderaj (femrat) është ndihmuar nga bashkëatdhetarja Elfije Jashari. Një ndihmë e mirëseardhur për klubin drenicas që ka ambicie të mëdha në Ligën e Kosovës. Klubi ka trajner Fisnik Lushtakun, njëherësh është edhe themelues i këtij kolektivit.

“Bashkatdhetarja nga Drenica Elfije Jashari është nga prekazi legjendar, por që jeton dhe vepron në Australinë e largët, ndihmon KFF Drenicën me një donacion, duke i pajisur me tuta sportive. KFF Drenica, ekip i formuar sivjet, bën gara në ligën Kosovës në të dyja konkurrencat (seniore dhe për grupmoshat U-16. Në emër të KFF Drenica dhe te gjitha vajzave, e falënderojmë përzemërsisht znj. Elfie Jashari”, thotë Lushtaku për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat