Ditë e keqe për Rashicën, PSV me pikë të plota

Futboll

Ditë e keqe për Rashicën, PSV me pikë të plota

Nga: Kemajl Goca Më: 29 tetor 2017 Në ora: 14:31
Pamje nga një ndeshje

Skuadra e PSV-së u kthye me tri pikë të mëdha, duke e mposhtur me rezultat 4:2 Vitessen, në ndeshjen e javës së 10-të të elitës së futbollit holandez. Reprezentuesi i Kosovës Milot Rashica u paraqit standard, por hasën në një rival shumë të fortë.

Lozano (18'), Locadia (49', 56' e 59) shënuan për PSV-në dhe Locadia (45'-autogol) e Mount 63') realizuan për Vitessen. PSV kryeson me 27 pikë, pesë me shumë se Ajax-i, ndërsa Vitesse është në pozitën e 4-të me 18 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat