Pastore objektivi madhor i Interit

Futboll

Pastore objektivi madhor i Interit

Më: 28 tetor 2017 Në ora: 13:22
Javier Pastore

Mesfushori argjentinas, Javier Pastore pritet të largohet nga Paris Saint Germain.

Transferimet e shumta të PSG-së kanë bërë që Pastore të mbetet në bankën rezervë.

Ylli argjentinas ka kërkuar largimin nga klubi francez dhe një gjë e tillë pritet të bëhet gjatë janarit.

Mediat italiane kanë raportuar se e ardhmja e tij pritet të jetë përsëri në Serie A.

Është skuara e Interit që ka shfaqur interesim për transferimin e Pastores.

Walter Sabatini e pëlqen shunë futbollistin dhe kërkon ta afrojë në San Siro.

Inter pritet që gjatë janarit të dalë me ofertë zyrtare prej 25 milionë euro për Pastoren.

Mesfushori 27-vjeçar edhe më parë ka luajtur në Serie A, ku ishte aktivizuar me Palermon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat