Gentrit Limani, një yll i futbollit që po vjen

Futboll

Gentrit Limani, një yll i futbollit që po vjen

Nga: Fazli Berisha Më: 27 tetor 2017 Në ora: 19:14
Gentrit Limani

Si shumë familje shqiptare që morën udhën e mërgimit shumë nga represioni serb, ashtu edhe familja e Heset Limanit nga Komogllava e Ferizajt, mori këtë udhë. Heseti krijoi një familje dhe edukoi fëmijët e tij në një frymë humane e mirëkuptimi dhe fëmijët e tij Valentina e Gentriti i joshi shumë futbolli, ndërsa vajza e vogël me 6 vjet u shkon prapa motrës dhe vëllait. Së pari Valentina e nisi me futboll ku po luan për skuadrën e Frankfurtit 7 herë kampione e Gjermanisë, 9 fituese e kupës dhe 4 herë fituese Ligës së kampionëve) dhe bë numri 10 i Kombëtares A të Kosovës, ndërsa duke ndjekur motrën e madhe Gentriti me 6 vjet u dashurua me lojën e futbollit, ndërsa tash me17 vjet u bë numri 10 i Kombëtares U-19.

Dy dhjetëshe në dy Kombëtare, ky është kontributi i mrekullueshëm i familjes së Heset Limanit. Kur Gentrit Limani po shijonte aromën e luleve të pranverës së tij të 6-të futbolli ia mori zemrën dhe nisi të rrokullisë topin afër banesave sa që frika e babait ishte mos do të paguante xhamat e banesave të fqinjëve. Mbase duke qenë nga një familje sportive, topi dhe loja e futbollit ishin ëndrrat Gentritit që nisën të bëhen realitet duke veshur fanellën e klubit Mans Rot-weis- Franfurt(2006-2010) e më pastaj nga 2010 e 2014 Kickers Offenbach dhe nga 2014 e dei me tash Vfl Bochum për grup-moshën U-19 në Bundesliga West duke mbajtur vendin e parë po e mbajnë me sukses.

I ndjekur nga shumë shikues dhe shumë trajnerë e mbi të gjitha nga sytë e prindërve që kanë të drejt të krenohen me të, ka nisur të shtojë shtatë e të shndërrohet në një mesfushorë ofensivë e sulmues të fuqishëm e të zhdërvjelltë, por edhe shumë të kujdesshëm. Ndonëse korpulent Gentriti, shkathtësia, lëvizjet e tij mashtruese, zotërimi dhe përdorimi i topit, shkëputjet e tij për t’iu shmangur kundërshtarit e mbi të gjitha gjuajtjet e tij nga të gjitha largësitë, e veçojnë këtë djalosh nga e gjithë skuadra apo siç e quajnë edhe mjeshtri i ri i valsit vjenez.

Trajnerët që e kanë parë kanë hapur notesat e tyre për të shkruar emrin e këtij futbollisti që tek po merr krah dhe kanë qenë të një mendje, se ky djalosh shquhet edhe për elegancë, fantazi, mjeshtër i dredhave dhe i driblingjeve. Është një regjisor i vërtetë. Di kur ta qetësojë lojën dhe...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat