Allegri tregon respekt për Milanin

Futboll

Allegri tregon respekt për Milanin

Më: 27 tetor 2017 Në ora: 16:56
Allegri

Massimiliano Allegri këmbëngul se përplasja e Juventusit me Milanin të shtunën nuk është një pikë kthese, por lë të kuptohet se ai mund të kthehet në një mesfushë me tre lojtarë. Përgjigja e e Allegrit erdhi pasi Vincenzo Montella sugjeroi se përballja mund të shërbente si kthesë për sezonin Milanit.
Trajneri i Juventusit gjithashtu theksoi se në këtë takim mund t’i japë formacionit 4-3-3 një tjetër shans, pavarësisht humbjes 2-1 të Juventusit në Lazio.
“Montella foli për një pikë kthese? Për ne, nuk duhet të jetë një pikë kthese, por pjesë e një udhëtimi për të marrë deri në fund të sezonit atë që kërkojmë”, ka thënë fillimisht Allegri në konferencë për shtyp.
“Ne duhet të vazhdojmë të marrim pikë në mënyrë që të mos humbasim më shumë terren në krye të tabelës”.
“Kemi ndryshuar 8-9 lojtarë në tre vitet e fundit, ndërsa Napoli ka luajtur me të njëjtën skuadër që nga ajo kohë”.
“Është normale që ne kemi marrë pak kohë për të gjetur rregullin e duhur”.
Allegri gjithashtu foli edhe për Federico Bernardeschin dhe Douglas Costan, për të cilët tha se është shumë i lumtur me paraqitjet e tyre të fundit, ku shënuan gola dhe dhuruan asistime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat