Sadiku: Kisha probleme me klimën

Futboll

Sadiku: Kisha probleme me klimën

Më: 27 tetor 2017 Në ora: 11:36
Sadiku me bashkëlojtarë

E nisi me gol që në ndeshjen e parë, ndërkohë që pas disa ndeshjesh, Armando Sadiku mori një sërë kritikash nëse do të ishte apo jo sulmuesi i Legias.

Në ndeshjen e fundit në Kupë, shqiptari realizoi dy herë, duke udhëhequr skuadrën e tij drejt kualifikimit. “Jam shumë i lumtur për golat, sidomos edhe për faktin se na ndihmuan që të kalojmë për më tej në kupë”, tha Sadiku.

Ndër të tjera, shqiptari është pyetur për faktin se nuk ka shënuar dhe për pengesat që ka hasur për ta bërë diçka të tillë rregullisht. “Në ekip ndihem shumë mirë dhe gjithashtu në formë.

Mirëpo, në fillimet e mia te Legia kam hasur disa vështirësi, pasi ishte një aventurë e re për mua, ishte vend i ri dhe mbi të gjitha kisha probleme me klimën”, ka deklaruar Sadiku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat