Asllani: Vendimi i FIFA-s për femrat, katastrofal

Futboll

Asllani: Vendimi i FIFA-s për femrat, katastrofal

Më: 26 tetor 2017 Në ora: 18:05
Kosovare Asllani, Cristiano Ronaldo

Futbollistja Kosovare Asllani nuk e ka pëlqyer pabarazinë në futboll, prandaj ylli i futbollit suedez ka kritikuar FIFA-n.

“Mendoj se kjo është sjellje katastrofale”, deklaroi ajo në Sportbladet.

“Barazia gjinore edhe në futboll është një gjë që duhet të jetë e përhershme e që duhet të preokupohet jo vetëm në fushë të lojës”, ka deklaruar futbollistja Kosovare Asllani, pas ndeshjes mes ekipit të femrave të Suedisë me atë të Danimarkës, që është zhvilluar pak kohë më parë.

Një reagim i tillë për barazi gjinore edhe në futboll ka shfaqur edhe ekipi i futbollisteve daneze, të cilat gjithashtu kanë kërkuar pagesë më të mirë.

“Problemi qëndron te FIFA e UEFA, sepse aty qëndrojnë në pozita të larta njerëz të vjetër e të gabuar “, deklaroi ylli i futbollit suedez me origjinë shqiptare, Kosovare Asllani.

Ajo, ndër të tjera ka përmendur çmimin “The Best-gala”, që FIFA ndanë.

“ Çmimi ‘The Best-gala’ është 4.5 milionë dollarë, ndërkohë që buxheti për zhvillimin e futbollit te femrat, në kuadër të së cilës janë 209 anëtarë të kësaj organizate, është 5.1 milionë dollarë”, shkruan futballistja Kosovare Asllani.

“Kjo tregon mjaftë qartë për nivelin e barazisë gjinore, e cila po shprehet vetëm me fjalë, por askund në vepër”, deklaroi ajo në një intervistë në Sportbladet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat