Berlusconi: Ndoshta do ta blej Milanin sërish

Futboll

Berlusconi: Ndoshta do ta blej Milanin sërish

Më: 26 tetor 2017 Në ora: 13:28
Silvio Berlusconi

Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, ka bërë shaka se ndoshta ai mund ta blejë sërish klubni Rossoner, teksa Mediaset pritet që të pranojë 500 milionë euro.

Ish-kryeministri italian e shiti klubin në prill të këtij viti te grupi kinez i udhëhequr nga Yonghong Li.

Sërish vitin e ardhshëm pritet të ketë zgjedhje në Itali, me Berlusconin që sërish qëndron si lider i partisë Forza Italia.

Nëse më parë ka shprehur dyshime për pronarët kinesë të Milanit, tash ish-presidenti ka bërë shaka duke thënë se ai mund ta blejë sërish Milanin.

Mediaset po e dërgon kompaninë franceze Vivendi në gjykatë pasi kolapsi një marrëveshje prej 800 milionë eurosh për ta blerë kompaninë mediale.

Berlusconi dhe kompania e tij Fininvest po kërkojnë 3 miliardë euro dëmshpërblim, por thuhet se Vivendi do të pranojë të paguajë 500 milionë euro për të shmangur gjyqin.

“Dhe me këto para, ndoshta do ta blej sërish Milanin”, ka bërë shaka Berlusconi sipas Il Messageros.

Milani gjendet në mes të tabelës së Serie A pas një serie të humbjeve që ka bërë që Rossonerët të jenë larg prej formës së pritur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat