Na jep dorën mor burrë…

Futboll

Na jep dorën mor burrë…

Më: 25 tetor 2017 Në ora: 12:08
Pamje nga një ndeshje

Në momentin që lojtarët po shkonin në stërvitje, në kompleksin e Kamzës ishin duke dhënë testet fizike gjyqtarët e Kategorisë Superiore. Mes tyre ishin dhe tre arbitrat e takimit në Vlorë mes Flamurtarit dhe Kamzës. Kryesori Remzi Sadiku dhe dy anësorët, Emigers Ganxhi dhe Edlir Malo, kaluan afër vendit ku po qëndronin lojtarët dhe drejtuesit e Kamzës.

Sapo presidenti Naim Qarri kuptoi që ishin arbitrat, u drejtua te kryesori Sadiku, duke i folur me mirësjellje. “Na jep dorën mor burrë… Iku ajo punë”, u ka thënë Qarri, duke qetësuar disi arbitrat, që fillimisht e panë si të trembur.

Më pas, treshja nga Elbasani u fut në sallën e seminarit të kompleksit. Kujtojmë që në ndeshjen ndaj Flamurtarit kryesori Sadiku i mohoi një penallti neto Kamzës, pikërisht në minutat shtesë të sfidës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat