Shqipëria me dy miqësore

Futboll

Shqipëria me dy miqësore

Më: 24 tetor 2017 Në ora: 13:27
Shqipëria U-21

Pas konfirmimit të miqësores në Antalia të ekipit kombëtar A me përfaqësuesen e Turqisë, Sektori i Ekipeve kombëtare në FSHF ka tashmë zyrtare edhe datat për ndeshjet miqësore të skuadrës kombëtare U-21, por edhe një tjetër miqësore, me futbollistë të moshës U-20, që përfshin lojtarë të datëlindjes U-20, përkatësisht me Gjeorgjinë dhe Irlandën e Veriut. Tashmë të gjitha moshat do të kenë skuadrën e tyre në një vijimësi të ekipeve zinxhir, duke përfshirë ekipet e U-16, U18 dhe U-20. Kjo e fundit do të ketë përballjen e saj në Tbilisi. Kështu konfirmohen dy ndeshje miqësore si: Datë 10.11.2017, ora 18.00, stadium “Selman Stërmasi” Shqipëria U21 – Irlande e Veriut dhe me 14.11.2017, ora 14.00, Tbilisi, në stadiumin “David Petriashvili” Gjeorgji U20 – Shqipëria U-20.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat