Rashica i jashtëzakonshëm, shënon në Holandë

Futboll

Rashica i jashtëzakonshëm, shënon në Holandë

Nga: K.Goca Më: 22 tetor 2017 Në ora: 18:42
Milot Rashica

Reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica, shkëlqen në Kampionatin e Holandës. Ai me skuadrën e Vitesse-s, si mysafirë e deklasuan me rezultat 4:0 Heerenveen-in, në ndeshjen e javës së 9-të të elitës së futbollit holandez. Në minutën e 17-të, Milot Rashica nga afërsia me mjeshtri e fërfëlloi topin në rrjetë, për 0:1.

Për Rashicën është goli i tretë në kampionat, ndërsa skuadra e tij ngjitet në pozitën e tretë me 18 pikë apo ka gjashtë me pak se lideri PSV.  Golat tjerë për Vitesse-n i shënuan: Linssen (36'), Foor (50') e Matavz (72'). Vitesse vazhdon luftën për kreun e tabelës, ndërsa Rashica sa vijnë e kalojnë javët është gjithnjë e më i mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat