Bajrami shënon për fitoren e madhe të Grasshoppersit

Futboll

Bajrami shënon për fitoren e madhe të Grasshoppersit

Nga: K.Goca Më: 22 tetor 2017 Në ora: 14:17
Nedim Bajrami kur shënon gol

Nedim Bajrami bëri lojël shumë të mirë në fanellën e Grasshoppersit, e cila triumfoi si mysafirë me rezultat 4:0 kundër Zurich-ut. Futbollisti Bajrami shënoi në minutën e 56-të për epërsinë 0:2.

Golat i shënuan: Andersen (15’), Bajrami (56’), Gjuriçin (59’-nga penalltia), Zesiger (89’). Alban Pnishi e Nedim Bajrami luajtën titullar për Grasshoppersin, kurse Arijan Qollaku futet në lojë në minutën e 79-të në vend të Pnishit. Grasshoppersi kthehet ballëlart dhe aktualisht renditet në vend të pestë me 17 pikë, tri me pak se Zurich që mban pozitën e tretë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat