Conte në rrezik

Futboll

Conte në rrezik

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 15:28
Antonio Conte

Antonio Conte nuk po kalon një moment aspak të mirë te Chelsea. Pas 2 humbjeve rradhazi në kampionat dhe barazimit zhgënjyes ndaj Romës në Champions League, italiani rrezikon ndjeshëm pozicionin e tij. Muaji i mjaltit mes Contes dhe presidentit Abramovich ka përfunduar edhe pse ish trajneri i Italisë sezonin e kaluar arriti t’i udhëhiqte “Blutë e Londrës”, drejt fitimit të Premier Leagues dhe FA Cup. Mediat angleze kanë vënë në dyshim të madh të ardhmen e italianit në stolin e Chelsea-it, pasi trajneri tashmë ka kundër edhe futbollistët. Conte akuzohet nga lojtarët se zhvillon seanca stërvitore shumë të rënda që po u sjellin dëmtime të njëpasnjëshme futbollistëve të Chelsea-it. Senatorët e skuadrës kanë akuzuar italianin se po ekazgjeron me metodat e tij stërvitore dhe kjo është një nga arsyet që te Chelsea po dëmtohen shumë futbollistë gjatë kësaj periudhe. Nëse gjërat nuk funksionojnë në një skuadër është gjithmonë trajneri ai që e paguan.Kështu që Conte nëse nuk ndryshon metodat e tij të punës duhet të marrë parasysh edhe shkarkimin nga drejtimi i kampionëve në fuqi të Anglisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat