Kaka jep sinjale

Futboll

Kaka jep sinjale

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 15:57
Ilustrim

Kur të gjithë flisnin se fantazisti brazilian mund të rinovonte me skuadrën amerikane të Orlandos, duket se Rikardo Kaka jo vetëm që nuk ka ndër mend ta bëjë këtë, por afron ditën e lamtumirës së tij nga futbolli i luajtur. 

Ish-ylli i Milanit po mendon seriozisht që të varë “këpucët në gozhdë”, por në të njëjtën kohë kërkon të vazhdojë të mbetet sërish pjesë e kësaj “panorame” edhe në të ardhmen

“Do të më pëlqente të ndiqja hapat e Zidanit. Ai hoqi dorë shpejt nga futbolli, mori pak kohë, kuptoi që i pëlqente edhe të stërviste, duke testuar veten me të rinjtë dhe do më pëlqente që ta imitoja edhe unë. Fjalë lamtumire? Për të qenë i sinqertë, futbolli i luajtur nuk është më një kënaqësi për mua, sepse ndiej dhimbje të mëdha pas çdo ndeshjeje që luaja. Trupi im ka nisur që të mos jetë më shumë imun, prandaj në moshën 35-vjeçare është shumë e vështirë që të rikuperosh shpejt forcat”, u shpreh Kaka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat