Protesta në Bosnje: Ulen në fushë, rivalët u shënojnë

Futboll

Protesta në Bosnje: Ulen në fushë, rivalët u shënojnë

Më: 15 tetor 2017 Në ora: 16:35
Ulen në fushë, rivalët u shënojnë

Përveç spektaklit dhe golave në ligat më të mëdha europiane, kjo fundjavë u karakterizua edhe nga një ngjarje e pazakontë; nga ato që rrallë shihen në fushat e lojës.

Në derbin ndërmjet Zvijezdas dhe Bosna Visoko në Kategorinë e Dytë boshnjake, të zemëruar nga vendimet e kontestuara të arbitrit, lojtarët miq vendosën që në minutat e fundit të mos e vazhdonin ndeshjen.

Pas konsultës me trajnerin dhe stafin teknik, futbollistët e Bosna Visokos zgjodhën të mos e përfundonin një ndeshje ku të gjitha episodet ishin kundër tyre dhe se arbitri po i dëmtonte qëllimisht.

Por, nëse braktisja e fushës mund të shoqërohej me penalitete të rënda si për individët ashtu edhe për ekipin, lojtarët zgjodhën që protestën e tyre ta bënin thjesht duke u ulur në fushë, ndërsa po humbisnin 1:0.

Pavarësisht se rivalët qëndronin të palëvizshëm në fushë, futbollistët e ekipit vendas vazhduan lojën, madje duke shënuar edhe golin e dytë dhe të tretë. Imazhet e protestës së Bosna Visokos, por edhe mungesa e “fair playt” nga ekipi i Zvijezdas bën xhiron e Europës, ndërsa tashmë Federatës së Bosnjës i duhet të marrë një vendim jo vetëm për ngjarjet në fushë, por edhe për akuzat për korrupsion drejtuar arbitrave të ligave të ulëta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat