Reagon Conte, tregon se a do të rikthehet në Serie A

Futboll

Reagon Conte, tregon se a do të rikthehet në Serie A

Më: 13 tetor 2017 Në ora: 21:20
Antonio Conte

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte këmbëngul se është plotësisht i angazhuar në punën e tij te Blutë e Londrës duke reaguar pas mediumeve.

Italiani ditëve të fundit ka qenë pjesë e spekulimeve për një rikthim të mundshëm në Serie A, kampionat të cilin e ka fituar me Juventusin.

Conte që në Premierligë në sezonin e parë u shpall kampion me Chelsean, ka hedhur poshtë lajmet për rikthim të mundshëm në Serie A.

“Mendoj se prej dy javësh po lexoj gjëra të gabuara. Kam bërë një intervistë dy javë më parë dhe jam i sigurt se përkthimi ishte gabim. Në intervistë kam thënë një ditë në të ardhmen do të doja të kthehesha në Itali”, ka deklaruar Conte.

“Unë e di shumë mirë pozicionin tim, kam edhe dy vjet kontratë me Chelsean dhe jam shumë i lumtur të punoj me këtë klub dhe lojtarët e mi. Më pëlqen të kem këtë ndjenjë të madhe me tifozët tanë, nuk shoh ndonjë problem”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat