FFK: Sukses historik i Kombëtares U-19, kalon në “Elite Round”

Futboll

FFK: Sukses historik i Kombëtares U-19, kalon në “Elite Round”

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 16:23
Kosova U-19

Kombëtarja U-19 e Kosovës ka arritur sukses historik, duke u kualifikuar në fazën e dytë të eliminatoreve për Evropianin 2019, të quajtur “Elite Round”.

Djelmoshat e drejtuar nga Ramiz Krasniqi kanë shënuar fitore me rezultat bindës në ndeshjen e sotme kundër Lituanisë, me shifrat 3:0, duke i mbyllur garat në grupin e 6-të në pozitën e dytë me 6 pikë, derisa Austria pas fitores ndaj Izrealit (2:0) e siguroi pozitën e parë. Dy gola për Kosovën U19 i realizoi sulmuesi i Dritës, Leutrim Kryeziu në minutat 27-të dhe 48-të, këtë të fundit nga penalltia, derisa me një gol kontribuoi Gentrit Limani (50’).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat