Ëndrra jonë e përbashkët!

Futboll

Ëndrra jonë e përbashkët!

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 14:48
Pamje nga një ndeshje

Prej adoleshencës, tek shihja RAI, ëndërroja që në ekranin e kaltër të shikoja njëherë të vetme kuqezinjtë përballë axurrëve nën komentin e Nando Martelinit. E di që do të mbaja zemrën me dorë gjatë gjithë ndeshjes mos më pushonte nga emocionet. Kur hidhej shorti i Europianit dhe Botërorit, fryma ndalej… Ishallah këtë herë! Por, nuk ndodhi asnjëherë. Goglave u kishin bërë magji për shtatëdhjetë vjet!
Por, ja që ndodhi këtë herë. Luajtëm në Palermo pak muaj më parë dhe do të luajmë sërish sot, në Shkodër. Unë e pashë ndeshjen mbrëmë në ëndërr. Fituam! Si unë, sa e sa miq në Tiranë, Prishtinë dhe Tetovë e kanë parë këtë ëndërr, gjithashtu!
Dhe…, do të fitojmë. Se një ëndërr që shihet nga shumë njerëz njëherësh përmbushet.
Kur herët, në agim, të kthehem nesër nga Shkodra, do t’u flas me gishta. Zërin e kam lënë të çjerrë mbi barin e “Loro Boriçit”!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat