Incidenti, gazetari ukrainas pyet Ujkanin: Më falni, ju cili lojtar jeni?!

Futboll

Incidenti, gazetari ukrainas pyet Ujkanin: Më falni, ju cili lojtar jeni?!

Më: 6 tetor 2017 Në ora: 15:38
Pamje nga konferenca për shtyp

Kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani, e di se nuk do të jetë aspak e lehtë ndeshja e sotme me Ukrainën. Portieri kosovar e di shumë mirë se përballja e sotme në “Loro Boriçi” do të jetë një “ferr” përballë një kundërshtari, që kërkon medoemos pikët pasi beson te kualifikimi në Botëror.

“Për ne është e rëndësishme këtu ku jemi dhe që tashmë jemi pranuar dhe mund t’i luajmë këto ndeshje eliminatore. Kemi vuajtur shumë për të arritur këtu ku jemi. E dimë se nuk do të jetë e lehtë nesër sepse përballemi me një skuadër të fortë pothuajse në gjitha pozicionet, të cilët bëjnë gjithashtu lojë të mirë.

Por, ne do të mundohemi si gjithmonë të bëjmë lojën tonë dhe shpresojmë që sa më shpejt të arrijmë te fitoja historike dhe kjo sigurisht që do të shkojë për trajnerin”, tha Ujkani fillimisht në konferencën e djeshme.

Portieri kosovar ka vazhduar më tej: “E dimë që është një ndeshje shumë e vështirë sepse ekipi që do kemi përballë, kërkon pikët pasi synon kualifikimin në Kampionatin Botëror. Megjithatë, për ne do të jetë ndeshja e fundit që luajmë si pritës në këtë fazë eliminatoresh.

Do të bëjmë gjithçka për të marrë rezultat pozitiv. Më pas, luajmë takimin e fundit në Islandë ku synojmë edhe aty që të bëjmë një paraqitje të mirë. Megjithatë, për momentin, e rëndë- sishme është ndeshja ndaj Ukrainës.

Do të bëjmë gjithçka për të marrë një rezultat pozitiv, duke parë edhe mbështetjen e jashtëzakonshme të tifozëve që kemi pasur në këtë fazë eliminatoresh. Ata nuk na kanë braktisur për asnjë moment duke na qëndruar pranë”, deklaroi Ujkani në konferencën e djeshme për shtyp përpara takimit të sotëm, raporton panoramasport. INCIDENTI – Dhe pasi iu përgjigj pyetjeve, në fund u befasua nga një pyetje që erdhi nga një prej gazetarëve ukrainas: “”. “Unë jam Samir Ujkani”, ishte përgjigjja që shqipëroi gjithë mërzi kapiteni i Kosovës. Megjithatë, ishte një moment që kaloi shpejt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat