Xhaka: Taktikisht Bundesliga është më e mirë se Premier League, nuk i frikësohemi Portugalisë

Futboll

Xhaka: Taktikisht Bundesliga është më e mirë se Premier League, nuk i frikësohemi Portugalisë

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 6 tetor 2017 Në ora: 12:13
Granit Xhaka

Regjisori i kombëtares helvete Granit Xhaka (25) sqaron se pse Zvicra nuk duhet të humbë nga asi europian - Portugalia.

“BLICK”: Granit Xhaka, jeni pranë dy ndeshjeve shumë të rëndësishme kundër Hungarisë dhe Portugalisë. Sa shumë ju mungon Behrami?

Granit Xhaka: E dimë të gjithë sesa i rëndësishëm është ai. Një humbje e madhe. Por tani duhet ti tregojmë ndryshe kualitetet e tij.

Një barazim kundër Hungarisë dhe më pas shkon më i sigurt drejt Lisbonës?

Granit Xhaka: Jemi një kombëtare që tentojmë gjithmonë drejt fitores. Është e bukur që luajmë në Basel, pasi ka më shumë vende sesa në St. Gallen, ku luajtëm kundër Andorrës.

Ndeshja kundër Portugalisë a është e rëndësishme për ju si ndeshja kundër Argjentinës në çerekfinalen e Kampionatit Botëror dhe kundër Polonisë në çerekfinalen e Euro 2016?

Granit Xhaka: Për mua është më e madhe. Është si një finale e Kampionatit Botëror. Nëse ti fiton, je hero; nëse ti humb nuk vlen asgjë. Kjo është ashpër e formuluar, por realitet. Vetëm shikoni sesa larg kemi arritur dhe ku duhet të përmirësohemi.

Kërkesat e kësaj ekipi janë rritur!

Granit Xhaka: Ne kemi një kualitet më të lartë se para pesë, gjashtë viteve. Të gjithë lojtarët kanë kontratë te Top-klubet dhe luajnë si titullarë. Shumë thonë që ne kemi një grup të lehtë, por ne kemi bërë detyrat ndaj gjithë këtyre kundërshtarëve me emër pak atraktiv. Kështu nuk ishte më përpara dhe në grupet tjera nuk ndodh që klubi më favorit ti ketë të gjitha pikët e mundshme.

Pse Zvicra nuk do të humbë në Portugali?

Granit Xhaka: Sepse ne kemi mjaft klasë dhe vetëbesim. Në fakt kemi respekt, por jo frikë nga kampioni i Kampionatit Evropian.

Është ndeshja e parë që prej një viti që Zvicra nuk luan si favorit.

Është një lojë tjetër nga ajo që luajtëm në shtëpi. Nëse humb ndeshjen e parë si kampion i Europës, e din se si duhet të sillesh ndeshjen e dytë. Poashtu nuk luante Cristiano Ronaldo. Portugalia me Ronaldon është ndryshe.

Verë 2018 do ketë ndryshime në klub. Besoni se do ktheheni në kapiten i Zvicrës?

Besoj se njerëzit e dijnë se jam i gatshëm të marr përgjegjësi. Që veprat i kthej në fjalë, pavarësisht a janë pozitive ose negative. Nëse kjo do ndodh varet nga trajneri. Ashtu ose kështu do vijoj lojën si deri më tani.

Cili është sekreti i suksesit të klubit tuaj?

Jemi një klub që çdonjëri përshtatet me tjetrin. Ne nuk kemi Ronaldo dhe sikur të luajmë çdonjëri për vete nuk do kemi sukses.

Arsenali ka paguar 40 milion franga për ju. Çfarë do të thotë për ju, të qenurit lojatri më i shtrenjtë zviceran?

Pagesa nuk luan asnjëfarë roli. Nëse ne jemi vërtet të vlefshëm, e vendos diçka tjetër. Në themel unë jam zhvilluar hap pas hapi dhe jam me fat që nuk jam lënduar. Si fëmijë kam punuar shumë dhe kurrë se kisha menduar se do isha lojtar i Arsenalit.

Çfarë e bën të veçantë këtë ligë?

Taktikisht Premier League nuk është më e mirë se Bundesliga. Gjashtë ose shtatë klube luajnë futboll të përpiktë (pastër), të tjerët operojnë me pasime të gjata. Gjithçka është shumë fizikisht, shumë më e fuqishme sesa në Bundesliga. Dhe dallimi është ekstremisht i madh: ndonjëherë ti luan kundër Manchester City, atëherë gjithçka është e vogël, e vogël. Atëherë një javë më vonë në Burnley ka përsëri pasime të gjëra.

Personalisht a keni ndryshuar?

Jam i sigurtë që përmes eksperiencës në Bundesligë jam pjekur më tepër.

Dhe martesa juaj u ka ndryshuar?

Me martesën nuk ka ndryshuar shumë. Më pak sesa me dashurinë. Unë dhe bashkëshortja jetonim prej kohësh sëbashku, nuk ishte diçka e re përveç që u martuam.

Martesë në 24 vjet është shumë herët.

Mbase kam pasur më shumë fat, se kam gjetur shumë herët gruan e vërtetë./Bota sot/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat