Ja si i shpëtoi avionit me 230 të vdekur…

Futboll

Ja si i shpëtoi avionit me 230 të vdekur…

Më: 5 tetor 2017 Në ora: 17:55
Iustrim

“Real Madridi është Hollivudi i futbollit. Dhe Fabio Capello është trajneri që më duhet ta falënderoj më shumë se çdo tjetër”. Kështu e përfundoi karrierën e tij në vitin 2010 Christian Panucci (lindur në Savona, Itali, 1973). Ai i “vari këpucët në gozhdë” pas 19 vjetësh aktivitet, duke luajtur në vendet e Europës, por me një kujtesë të veçantë për ekipin dhe trajnerin që shënjoi rrugën e tij. Një nga heronjtë e kampionëve të shtatë të të bardhëve (fitoi Championsin e shtatë të mbretërorëve madrilenë) dhe ushtari më besnik i Capellos tani udhëheq kombëtaren e Shqipërisë. Këtë të premte (20:45), skuadra e drejtuar prej tij do të jetë blloku i parakohshëm i Spanjës për t’u kualifikuar në Kampionatin Botëror, “Rusia 2018”. Pak futbollistë janë bashkuar kaq shumë në lidhje me të njëjtin trajner si Panucci dhe Capello, raporton telesport.

Me të ai u bë krahu i djathtë në moshën 21 vjeç, në Milano, kur sfidoi Barcelonën në finale të Ligës së Kampionëve 1994. Ai iu përgjigj pozitivisht thirrjes së tij në Madrid, me të cilin ngriti “të Shtatën” (Champions), pa mentorin e tij. Capello ishte pothuajse një kumbar për të, derisa i “vari këupcët në gozhdë”. “Ai më tha se duhej të isha trajner. Më mori si ndihmës tek kombëtarja ruse dhe atje fillova të mendoj për këtë zanat. Kam mësuar shumë nga ai,” – tha Panucci kohët e fundit për “Fifa.com”. Pas kësaj, vetëm dy përvoja në stolin e Seria B me Livornon dhe Ternarën kanë qenë të mjaftueshme për t’u bërë trajner i një kombëtareje, kësaj here në një vend që nuk është i tij, por shumë afër. Shqipëria e zgjodhi atë në korrik për të zëvendësuar një tjetër trajner italian, tani në krye të Alaves, Gianni De Biasi, që i udhëhoqi “shqiponjat” në Europianin e tyre të parë, verën e kaluar.

Qëllimi do të jetë riklasifikimi i Shqipërisë në Europianin e vitit 2020, pasi Botërori në Rusi është një ëndërr e pamundur, me Spanjën dhe Italinë në grupin e saj. “Më pëlqen të jem trim në fitore dhe humbje, le të shohim se çfarë do të ndodhë me këto dy skuadra. Nuk dua që lojtarët e mi të mendojnë se do të jem i lumtur me barazimin dhe me të gjithë pas lojës,” – shpjegon ish-mbrojtësi i Romës, Interit, Chelsea dhe Monaco. Por, pas mesazhit të guximshëm, ai dorëzohet në dëshmi: “Shmangia e humbjes do të ishte mirë.” Niveli i lartë që tregoi nuk i dha në atë kohë aq shumë famë sa karakteri i tij i fortë dhe i prirur për t’u konfliktuar me kolegët dhe teknikët. Në lamtumirën e tij si futbollist ishte e qartë se çfarë kishte qenë triumfi i madh për të: “Bëhem i vetmi italian që fiton Ligën e Kampionëve me Real Madridin”, diçka që nuk e arritën më vonë as Cassano dhe as Cannavaro në fushë, por Carlo Ancelotti si trajner (Lisbonë, 2014).

Nga sporti, jeta i dha Panuccit një shans të dytë. Në Lojërat e “Atlanta 96”, një lëndim e detyroi atë të braktiste para kohe grumbullimin me ekipin. Por, fati qe me të, sepse humbi fluturimin nga Nju Jorku për t’u kthyer në Itali. Dhe shpëtoi, pasi avioni i kompanisë “TWA”, ku mund të ishte edhe ai, u rrëzua, duke shkaktuar vdekjen e 230 personave. Një jetë e re nisi për Panuccin. Tani e sheh veten në anën tjetër të Adriatikut, një vend ku nuk mund të vrapojë, por mund të sundojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat