Rashica me Vittesen nuk arritën me shumë se një barazim

Futboll

Rashica me Vittesen nuk arritën me shumë se një barazim

Nga: K.Goca Më: 1 tetor 2017 Në ora: 16:25
Milot Rashica

Vitesse nuk arriti më shumë se barazim (1:1) në ballafaqim me Utrecht-in, në ndeshjen e javës së shtatë të elitës së futbollit holandez.  Reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica, u aktivizua si gjithnjë standard, me gjithë angazhimin e madh nuk ia dolën të nxjerrin tri pikë ndaj Utrecht-it. Mysafirët të parët avancuan me golin e Dessers në minutën e 69-të, por vendasit shumë shpejt janë kundërpërgjigjur (76’) dhe barazuan rezultatin 1:1 falë golit të Mount. Vitesse ngjitet në vend të tretë me 14 pikë, ngec për 4 pikë nga lideri PSV-ja, kurse Utrecht renditet në pozitën e dhjetë me 10 pikë të mbledhura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat