Paçarada në formë, Sandhausen dy pikë larg liderit

Futboll

Paçarada në formë, Sandhausen dy pikë larg liderit

Nga: K.Goca Më: 1 tetor 2017 Në ora: 15:51
Leart Paçarada

Reprezentuesi i Kosovës, Leart Paçarada, me skuadrën e Sandhausenit arkëtuan tri pikë të mëdha dhe vazhdojnë luftën për kreun e tabelës. Mbrojtësi shqiptar është në formën më të mirë dhe ka merita të mëdha për fitoren me rezultat 2:0 ndaj Regensburgut, në ndeshjen e javës së 9-të të Bundesliga II. Paçarada është titullar i padiskutueshëm i jep siguri të madhe mbrojtjes.  Futbollisti Lucas Holer është shënues i dyfishtë (67’ e 84’) për fitoren e madhe të Sandhausenit, e cila mban vendin e tretë me 17 pikë apo ka dy me pak se lideri Holstein Kiel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat