Klopp përcjell një mesfushor nga Bundesliga

Futboll

Klopp përcjell një mesfushor nga Bundesliga

Më: 30 shtator 2017 Në ora: 06:36
Jurgen Klopp

Skuadra nga Anfield Road po vazhdon që përforcime t’i kërkojnë në Bundesliga, kësaj radhe është mesfushori i talentuar i skuadrës nga Weser-Stadion.

Liverpool do të garojë me Tottenham në tentimin për të nënshkruar me talentin e ri të Werder Bremen, David Philipp.

Mesfushori 17 vjecar vuri në pah aftësitë e tij me paraqitje të shkëlqyera për U-17, edicionin e shkuar të Bundesligës, duke shënuar 18 gola në 21 paraqitje.

Me kontratën që i skadon verën tjetër, Philipp ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar katër asiste për U19 e Bremen këtë edicion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat