Ja çfarë thotë Guardiola për shkarkimin e Ancelottit

Futboll

Ja çfarë thotë Guardiola për shkarkimin e Ancelottit

Më: 29 shtator 2017 Në ora: 18:03
Ilustrim

Edhe Pep Guardiolas i vije keq për shkarkimin e Carlo Ancelottit nga Bayern Munich.

Italiani ka ndarë rrugët me skuadrën bavareze pas një fillimi jo të mirë të sezonit, dhe gjithçka kulmoi me humbjen 3:0 nga PSG në Ligën e Kampionëve.

Guardiola sot në konferencë për shtyp, i ka dalë në mbështetje Ancelottit, i cili pikërisht zuri vendin e tij te Bayerni, pas kalimit te Manchester City.

“Unë kam një vlerësim të madh për Carlo Ancelottin, gjithashtu edhe për Bayern Munichun. Kur një trajnerr shkarkohet nga një ekip, ne jemi pranë trajerit tjetër”, ka deklaruar Guardiola.

Kujtojmë se Guardiolan dhe Manchester Cityn e tij, e pret një sfidë aspak e lehtë nesër kundër Chelsea në ‘Stamford Bridge’, me fillim nga ora 18:30.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat