“Po rrihen në stadium”, policia procedon tifozin që i mashtroi gjatë Tirana-Besa

Futboll

“Po rrihen në stadium”, policia procedon tifozin që i mashtroi gjatë Tirana-Besa

Më: 28 shtator 2017 Në ora: 18:43
Lojtarët e Besës

Policia e Tiranës ka bërë të ditur se ka filluar një procedim penal ndaj një tifozi i cili i kishte mashtruar uniformat blu gjatë periudhës së zhvillimit të ndeshjes së Kupës së Shqipërisë mes Tiranës dhe Besës në kompleksin “Skënder Halili” në kryeqytet.

Sipas policisë, shtetasi në fjalë, i cili rezultonte i dënuar edhe më parë, kishte bërë njoftim të rremë në numrin e emergjencave për një përplasje mes tifozëve në stadium gjë që nuk ka rezultuar e vërtetë dhe nuk kishte si të ishte e tillë, pasi takimi u zhvillua me dyer të mbyllura. Ndaj për të ka filluar procedimi ligjor siç parashikon Kodi Penal, raporton panoramasport.

– K.T., 30 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.

Gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit në stadiumin “Skënder Halili”, ky shtetas ka bërë njoftim të rremë në organet e policisë, duke  njoftuar në numrin 112 për konflikt fizik të ndodhur mes tifozëve gjatë kohës së zhvillimit të ndeshjes.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Njoftim i rremë në organet e policisë”, parashikuar nga neni 272 i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat