Chelsea ngadhënjeu në Madrid

Futboll

Chelsea ngadhënjeu në Madrid

Nga: K.Goca Më: 27 shtator 2017 Në ora: 22:51
Morata

Atletico Madridi mbeti duarbosh në çastet e fundit, duke u mposhtur me rezultat 2:1 nga kampioni i Anglisë, Chelsea, në ndeshjen e xhiros së dytë të grupit C të Champions League. Lojë e fortë, por pikët shkuan në Londër. Në minutën e 40-të, Antoine Griezmann ngriti emocionet në stadium, kur kaloi në epërsi skuadrën spanjolle, por kjo nuk mjaftoi, ngase londinezët u këndellën në pjesën e dytë dhe përmbysën gjithçka. Morata në minutën e 60-të e  Batshuayi (90+4) janë trimat e fitores së Chelseat e cila kryeson renditjen me 6 pikë, pesë me shumë se Atletico që zë vendin e tretë.

Grupi C

Atletico-Chelsea    1:2 (1:0)
Qarabag-Roma    1:2 (1:2)

Tabela

1. Chelsea    2    2    0    0    8:1    6    
2. AS Roma    2    1    1    0    2:1    4    
3. Atl. Madrid    2    0    1    1    1:2    1    
4. Qarabag    2    0    0    2    1:8    0

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat