Beqiri tregon si është gjendja e tij pas rrotullimit të gjuhës

Futboll

Beqiri tregon si është gjendja e tij pas rrotullimit të gjuhës

Nga: Kemajl Goca Më: 26 shtator 2017 Në ora: 16:21
Agron Beqiri

Është përmirësuar jashtëzakonisht mirë gjendja shëndetësore e qendërmbrojtësit të 2 Korrikut nga Prishtina, Agron Beqiri. Ai në një duel me një futbollist të Trepçës, fatkeqësisht iu rrotullua gjuha dhe ka qenë në rrezik për jetë. Falë ndërhyrjes së shpejtë të stafit mjekësor të dyja skuadrave, evitohet më e keqja, ndërsa futbollisti konfirmon për gazetën kombëtare “Bota sot” se tani është shumë mirë me shëndet dhe mezi pret t’i kthehet fushës së gjelbër për ta ndihmuar skuadrën në realizimin e synimeve.

Dita e diel (24 shtator) pa dyshim se ka qenë ditë e keqe për futbollistin, por gjëra të tilla ndodhin në ngjarjet sportive, andaj nuk janë rastet e pakta kur sportistëve u rrotullohet gjuha! Futbollisti ka falënderuar për mikpritjen skuadrën me renome Trepça, ndërsa sipas tij me pak fat do të ishin kthyer edhe me tri pikë. Ai e arsyeton barazimin (0:0) me Trepçën, sepse shkaku i lëndimit të tij, kishte rënë edhe ritmi i lojës.

“Bota sot”: Të dielën në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, patët një mbrëmje të keqe në ndeshjen me Trepçën, një rrotullim gjuhe, si ndodhi?

Agron Beqiri: Po, e vërtetë. Me thënë të vërtetën, rasti nuk më kujtohet mirë, por sipas fjalëve të bashkëlojtarëve, Shtabit Teknik dhe pamjeve televizive, gjatë një rivënie këndore, unë në një duel në ajër largova topin para lojtarit kundërshtar i cili në pamundësi me gjet topin më goditi në nofull.

“Bota sot”: Si është gjendja juaj tani?

Agron Beqiri: Tani ndihem shumë më mirë, ditën e djeshme kam pas pak dhimbje koke, por tani ka kaluar gjithçka dhe shpresoj t’i kthehem sa më shpejt stërvitjeve.

“Bota sot”: Ju ka shqetësuar ky lëndim?

Agron Beqiri: Pak po, por mendoj që të pranishmit në stadium sidomos familja edhe miqtë e mi janë shqetësuar më shumë se vet unë. Për fat të mirë, falë Zotit gjithçka kaloj mirë.

“Bota sot”: 2 Korriku importoi një pikë nga Mitrovica nën dritat e reflektorëve, si e vlerësoni këtë, sikurse fitore?

Agron Beqiri: Pa marrë parasysh lojën, ajo pjesë e parë sa më kujtohet, kemi dominuar deri diku ndeshjen, pak rasti i lëndimit i preu këmbët bashkëlojtarëve, por prapëseprapë çdo rezultat pozitiv na gëzon. Duhet mi falënderuar bashkëlojtarët për forcën e tyre, të cilët edhe në kësi situata kanë luftuar deri në fund. Atmosfera ka qenë shumë e mirë në një stadium që i plotëson të gjitha kushtet për lojë. Dua ti falënderoj edhe Trepçën për mikpritjen.

“Bota sot”: Cilat janë synimet e 2 Korrikut?

Agron Beqiri:

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurë në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat