Lideri kundër kampionit

Futboll

Lideri kundër kampionit

Më: 26 shtator 2017 Në ora: 16:06
Pamje nga një ndeshje

Trepça ’89 nga Mitrovica  dhe Llapi nga Podujeva takohen të mërkurën nga ora 15:30 në stadiumin “Riza Lushta” që i takon javës së shtatë në Vala Superligë. Për të dy skuadrat, fitorja është e domesdoshme, sidomos për Llapin që duhet të ruaj primatin e tabelës.

Trepça ’89 dhe Llapi që nga viti 2015 janë takuar gjashtë herë, Llapi ka fituar dy ndeshje, Trepça ’89 poashtu dy, ndërsa dy të tjera janë mbyllur pa fitues, raporton faqja e FC Llapit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat