Prishtina mbush bateritë për Feronikelin

Futboll

Prishtina mbush bateritë për Feronikelin

Më: 26 shtator 2017 Në ora: 14:05
Pamje nga një ndeshje

Nesër nga ora 15:30, skuadra e futbollit Prishtina e “pret” Feronikelin nga Drenasi në fushën e kësaj të fundit. Në vitet e fundit ishte krijuar rivalitet i madh ndërmjet dy skuadrave, por tani është Prishtina që  nga katër ndeshjet e fundit tre ka fituar dhe një ka barazuar. Ndërsa edhe klasifikimi momental flet në të mirë të Prishtinës me dy pikë përpara.

Prishtina ndeshjes i hyn pas pesë ndeshjeve pa humbje ku i ka fituar tre prej tyre. Por, forma e drenicasve nuk është e mirë, vijnë pas dy barazimeve dhe një humbjeje dhe mesiguri kryeqytetasit do të jenë motiv shtesë për ta. Dhe, skuadra jonë ka bërë përgatitjet e duhura për t’u përball me një rival aspak të lehtë dhe në fushën e tyre.

Prishtina ka mungesë Maxhunin edhe të një ndeshje suspendim, ndërsa as Khalid tani e disa kohë nuk është në gjendjen më të mirë dhe aktivizimi i tij është i dyshimtë, raporton faqja e FC Prishtina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat