Mertens tregon rrugën drejt titullit të Serie A

Futboll

Mertens tregon rrugën drejt titullit të Serie A

Më: 26 shtator 2017 Në ora: 11:37
Dries Mertens

Dries Mertens tregon rrugën drejt titullit të Serie A: “Juve nuk është e vetmja skuadër për t’u mundur, janë edhe të tjerat, por ne duhet të mendojmë vetëm për veten tonë, në të kundërt rrezikojmë të humbasim”, ka thënë sulmuesi i Napoli-t në një intervistë ekskluzive për “Tiki Taka”.

Mendimi i parë shkon për Champions-in ku e pret sfida me Feyennord-in sot në mbrëmje në 20:45: “Është një ndeshje e rëndësishme, sepse në takimin e parë të Ligës së Kampioneve në Donetsk humbëm, ndaj kjo sfidë bëhet thelbësore”. Një ndeshje ku do të mungojë Milik, për shkak të një dëmtimi që do ta mbajë gjatë jashtë fushës: “Pa Milik, ka edhe më shumë përgjegjësi për mua? Po, por unë jam këtu për të luajtur dhe për të ndihmuar grupin”.

Mertens nuk ka frikë të tërheqë skuadrën, ndërsa komenton edhe krahasimet e guximshme si ato me Maradonën, pas golit të shkëlqyer ndaj Lazio-s: “Kur portieri shtyu topin, e pashë portën bosh, u rrotullova dhe godita. Nuk ke kohë të mendohesh shumë në këto raste. Mund të bëhen krahasime me golat, por jo me lojtarët.  Kam dëgjaur shumë të flitet për këtë, më ka dhënë kënaqësi, por unë jam Mertens dhe dua të rri me këmbë në tokë dhe të vazhdoj të bëj mirë për skuadrën”.

Dhe për ta rritur si sulmues ka menduar Sarri: “E dimë të gjithë që është një trajner i madh, po bën gjëra të mëdha te Napoli dhe është i aftë ta bëjë skuadrën të luajë ashtu si do ai. Kemi parë se sa e rëndësishme është dora e tij në grup dhe mund të flas vetëm mirë për trajnerin”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat