Memaj debutoi me sukses në Turqi, synon vendin e parë!

Futboll

Memaj debutoi me sukses në Turqi, synon vendin e parë!

Nga: Kemajl Goca Më: 25 shtator 2017 Në ora: 19:11
Blendi Memaj

Futbollisti nga Kosova, Blendi Memaj debutoi në fanellën e skuadrës turke, “Istanbul Beylikduzuspor”! Ish futbollisti i Lirisë nga Prizreni ka pasur paraqitje shumë të mirë me ekipin e tij, e cila u kthye e pamposhtur në ballafaqim me “Basiskele Doaantepespor”, sfidë që përfundoi baras (0:0), në kuadër të javës së parë të Ligës së katërt turke, grupi i 11-të. Memaj luan në pozitën e mesfushorit ofensivë dhe ndihet shumë i lumtur që është shpallur lojtar i ndeshjes, si dhe beson se me skuadrën e tij se do t’i arrijnë objektivat.

“Bota sot”: Tani luani për ekipin e “Istanbul Beylikduzuspor”, çfarë janë kushtet dhe sa jeni i kënaqur?

Blendi Memaj: Konkretisht kushtet teknike kanë qenë ato që me kanë shtyrë të ndërroj mjedis dhe të kërkoj aventurë të re për arritje dhe afirmim individual.

“Bota sot”: Në takimin e parë si mysafirë luajtët baras (0:0) me “Basiskele Doaantepespor”, a keni pritur me shumë?

Blendi Memaj: Në grupin tonë po cilësohemi si favoritë kryesor për ta fituar titullin, prandaj në plan të parë janë rezultatet sa më pozitive. Normalisht që kemi hyrë në ndeshje për fitore, por kësaj radhe fati nuk ishte në anën tonë. Personalisht e cilësoj si arritje të mirë barazimin me Dogantepesporin.

“Bota sot”: Në ndeshjen e parë u paraqitët 90 minuta, u vlerësuat si lojtari i ndeshjes, a është një motiv shtesë?

Blendi Memaj: Të fillosh kampionatin me paraqitje të mirë është një shtytje e madhe psikike, pasi që të jep një kurajo shtesë për vazhdimin e mëtutjeshëm të punës dhe angazhimit. Pas këtij vlerësimi si lojtari i ndeshjes normalisht që motivi është rritur dhe po shpresoj që në çdo ndeshje të arrij të tregoj përfomancë të nivelit sa më të lartë.

“Bota sot”: Cilat janë synimet?

Blendi Memaj: 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat