Livoreka i bën të fala Gjilanit: Nuk jemi në presion!

Futboll

Livoreka i bën të fala Gjilanit: Nuk jemi në presion!

Nga: Kemajl Goca Më: 25 shtator 2017 Në ora: 17:55
Livoreka gjatë një aksioni

Drita nga Gjilani me dy fitore rresht është ngjitur në vend të tretë të tabelës së klasifikimit në elitën e futbollit. Fitorja e fundit si “mysafirë” me rezultat 4:0 ndaj Vllaznisë nga Pozhorani, pa dyshim se ka shtuar edhe më shumë oreksin te Drita në prag të derbit më të madh në vend, kundër Gjilanit. Drita pas fitores me 3:0 ndaj Drenicës nga Skenderaj, pastaj me 4:0 kundër Vllaznisë, tani është më e qetë për sfidën me Gjilanin. Sulmuesi i Dritës, Përparim Livoreka, me një gol, një asistim dhe një penallti që nxori, ka qenë protagonisti kryesor i fitores bindëse ndaj Vllaznisë. 

Drita tani ka 10 pikë aq sa ka edhe Gjilani në pozitën e katërt dhe qëndrojnë 4 pikë larg liderit në renditje, Llapi. “Jemi duke u munduar që të jemi në lojën tonë, të cilën e zhvillon Drita. Një lojë shumë të bukur, të shpejt dhe gjatë këtyre javëve besoj se gati jemi ashtu siç dëshirojmë ne”, tha Livoreka për gazetën kombëtare “Bota sot”. Një gol, nxorët një penallti dhe një asistim, a mendoni se jeni në formën më të mirë? “Mendoj që edhe me shumë mundem dhe do të bëj edhe më shumë për Dritën”, thotë sulmuesi. Të enjten (15.30) në stadiumin e Gjilanit do të zhvillohet derbi ndërmjet Dritës e Gjilanit, ku pritet të mos ketë vend për të gjithë të interesuarit, qoftë ‘Intelektualët’ e Dritës qoftë...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat