Rashica me gol të bukur, shtang Ajax-in

Futboll

Rashica me gol të bukur, shtang Ajax-in

Nga: Kemajl Goca Më: 24 shtator 2017 Në ora: 16:25
Milot Rashica gjatë një ndeshje

Reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica, është protagonist i fitores së Vitesse-s, me rezultat 2:1 në Amsterdam, kundër skuadrës së mirënjohur Ajax-it, në ndeshjen e javës së gjashtë të elitës së futbollit holandez. Në minutën e 45+3, Rashica me një depërtim fenomenal, nga rreth 14 metra me goditje të fortë e përtokë plasoi topin në rrjetën e vendasve, 0:2. Gol që shtangu vendasit dhe i dha zemër edhe më shumë skuadrës së Vitesse-s. Golin tjetër e shënoi Kashia në minutën e 20-të, kurse për Ajax-in: Viergever (83’). Rashica luajti titullar deri në minutën e 81-të dhe ka qenë më i mirë në këtë supersfidë. Vitesse ngjitet në vend të tretë me 13 pikë, ka tri me pak se lideri PSV.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat