Kampioni me pikë të plota nga Drenasi! Referohet penallti e anulohet

Futboll

Kampioni me pikë të plota nga Drenasi! Referohet penallti e anulohet

Nga: Kemajl Goca Më: 22 shtator 2017 Në ora: 18:00
Lojtarët e Trepçës '89

Kampioni në fuqi, Trepça ’89 nga Mitrovica, këndellet pas dy humbjeve rresht në elitën e futbollit. Mitrovicasit u kthyen me pikë të plota nga stadiumi “Rexhep Rexhepi” në Drenas, duke i shkaktuar humbje me rezultat 1:0 Feronikelit, në ndeshjen e javës së gjashtë.  Feronikeli pas dy fitore e tri barazimeve, u njoftua me humbjen e parë, kurse ’89-shi importoi tri pikë të mëdha dhe i japin vetëbesim për sfidat e ardhshme. Në minutën e 3-të, Përparim Islami pengon sulmuesin Granit Arifajn në zonë, ndërsa mikpritësi kërkojnë penallti, por gjyqtari nuk mendon ashtu. 

Në minutën e 28-të, sulmuesi John për mrekulli pason për Rron Brojën, i cili shënoi golin e fitores për Trepçën ’89. Në minutën e fundit të ndeshjes, ngjan edhe kjo! Penallti referohet për Feronikelin nga Kreshnik Vula, por ky i fundit pasi konsultohet me Jakup Musollin, e tërheqë vendimin. Në përgjithësi ndeshja ka qenë mjaft e mirë, kurse vendasit janë të zhgënjyer me këtë humbje, pasi që kanë pritur pikë të plota, duke menduar se mitrovicasit janë në një situatë të palakmueshme të rezultateve, por kështu nuk ndodhi. Trepça ‘89 ngjitet në vend të katërt me 9 pikë, sa ka edhe Feronikeli në pozitën e pestë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat