Asensio më i miri

Futboll

Asensio më i miri

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 12:14
Asensio

Gazeta prestigjoze franceze “L’Equipe” ka prodhuar një renditje të 50 lojtarëve më të mirë U-21 në planet. Një spanjoll, Marco Asensio i Real Madridit, është votuar më i miri prej tyre. Edhe pse ai nuk është spanjolli i vetëm që paraqitet në këtë listë, podiumi është plotësuar nga anglezi Dele Alli (Tottenham) dhe francezi Kylian Mbappé (PSG).

Spanjollët e tjerë në listë janë gjithashtu edhe madrilenët Dani Ceballos (15), Jesus Vallejo (31), lojtari i Valencias Carlos Soler (40) dhe Mikel Oyarzabal (44). Përfaqësuesit e tjerë të klubeve spanjolle, futbollisti i vetëm i Barcelonës është Ousmane Dembélé (4), lojtari i pestë i Real Madridit në listë është Theo Hernandez (28), Atletico Madrid ka Lucas Hernandez (42) dhe Villarreali përfaqësohet nga Enes Ünal (47).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat