Feronikeli sprovohet nga kampioni

Futboll

Feronikeli sprovohet nga kampioni

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 11:07
Pamje nga një ndeshje

Kampioni në fuqi, Trepça ’89 nga Mitrovica, pretendon t’i shkaktojë humbjen e parë Feronikelit nga Drenasi, në ndeshjen e javës së gjashtë të elitës së futbollit të Kosovës. Ndeshja do të zhvillohet sot në orën 16.00 në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, e cila pritet të jetë me rivalitet të madh po ashtu të ketë edhe shikueshmëri.

Skuadra nga Drenasi deri me tash ka dy fitore e tri barazime, duke u renditur në vend të katërt me 9 pikë apo ka tri më shumë se ’89-shi që mban pozitën e tetë ose ka dy fitore e tri humbje. Feronikeli ka përparësinë e fushës dhe mëton të vazhdojë me serinë e rezultateve të mira, kurse mitrovicasit pas dy humbjeve rresht kërkojnë t’i rikthehen rezultateve pozitive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat