Basha dhe Veseli iu gëzohen fitoreve në Itali

Futboll

Basha dhe Veseli iu gëzohen fitoreve në Itali

Nga: Kemajl Goca Më: 20 shtator 2017 Në ora: 15:29
Migjen Basha

Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Migjen Basha, i gëzohet fitores së madhe të Barit, me rezultat 1:0 kundër Cremoneses, në ndeshjen e javës së pestë të Serie B. Basha u angazhuan me mish e më shpirt, duke kontribuar në fitore. Në radhët e Cremoneses u paraqit portieri i kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani, por të pafat që të kthehen me një pikë. Në minutën e 72-të, Importa shënoi për fitoren e Barit, e cila mban vendin e 12-të me 6 pikë. Frederik Veseli luajti standard për Empolin, duke u kthyer me 3 pikë nga fusha e Parmës. Empoli triumfoi me rezultat 2:1 ndaj Parmës. Empoli në pesë ndeshjet e para ka 3 fitore e 2 barazime, duke e zënë pozitën e dytë me 11 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat